Ebu Bekër Sidiku (1)
Falënderimi
i takon vetëm Allahut, paqja dhe bekimi i allahut qofshin mbi vulën e
Profetëve Muhamedin, familjen e tij të bekuar, shokët e tij besnik si
dhe të gjithë ata të cilët ndjekin rrugën e tij deri në ditën e
Gjykimit.
O
Zoti ynë Ty të takon falënderimi ashtu sikur është meritë për Madhërinë
e pushtetit Tënd! Ty të takon falenderimi derisa të kënaqesh, Ty të
takon falenderimi edhe kur je i kënaqur, dhe përsëri Ty të takon
falenderimi edhe pasi kënaqesh.
Është
mirësi për ne që të jemi pasues të Profetit të fundit, atij i cili u
dërgua mëshirë për gjithë njerëzimin. Është mirësi për ne të jemi në
karvanin e ndjekësve të tij, të atyre të cilët e besuan dhe e pasuan
atë, që e respektuan dhe vlerësuan shokët e tij.
Vëllezër
dhe motra Allahu zgjodhi Muhamedin si Profetin e fundit, e bëri atë mik
dhe të dashurin e Tij, dhe zgjodhi që ta pasonin dhe ta ndihmonin
njerëzit më të mirë, zemrat më bujare, fytyrat më të shndritura dhe
bësimtarët më të fortë e më të përkushtuar. Të gjithë ata të cilët e
ndoqën, pasuan dhe ndihmuan Muhamedin që në ditët e para kanë vendin dhe
pozitën e tyre, të gjithë kanë grada dhe vlera, madje dashuria e tyre
është pjesë e besimit tonë, porse ja që është urtësi e Allahu që t’i
dallojë disa nga disa të tjerë dhe nga ata të cilët ka dalluar Allahu
janë dhe “Dhjetë të përgëzuarit me Xhenet”.
Takimet
tona pikërisht do të jenë me këta burra, me këta kolosa dhe yje
ndriçues, do të qëndrojmë me çdonjërin prej tyre, për të marrë nektarin e
jetës dhe veprës së tyre në mënyrë që të shtojmë dashurinë për ta por
njëkohësisht të mësojmë prej tyre.
Përcillet
nga Abdurrahman Bin Aufi se Profeti salallahu alejhi ue selem, ka
thënë: “Dhjetë vetë janë në Xhenet: Ebu Bekri është në Xhenet, Umeri
është në Xhenet, Uthmani është në Xhenet, Aliu është në Xhenet, Talha
është në Xhenet, Zubejr ibën ebi Auam është në Xhenet, Abdurrahman bin
Aufi është në Xhenet, Sad ibën ebi Uekas është në Xhenet, Seid bin Zejd
është në Xhenet dhe Ebu Ubejde ibnu Xherah është në Xhenet”.[1]
Pra
Profeti salallahu alejhi ue selem, veçanërisht i ka përgëzuar këta
sahabe për vendin rolin dhe kontributin që kanë dhënë ata për këtë fe.
Ndaj mendoj se është me interes të qëndrojmë me ta në disa takime, duke e
lutur Allahun që të na bëjë prej atyre të cilët ecin në gjurmët e tyre
dhe që do të bashkohen me tan ë Xhenetet e Tij të larta amin.
Ebu Bekër Sidiku
Historia
dhe jetshkrimi i Ebu Bekrit dhe jo vetëm i tij, është i mbushur me
mësime dhe modele madhështore, ato ushqejnë shpirtërat, si dhe
zhvillojnë intuitën dhe të kuptuarit e kësaj feje.
Po
ata vërtet janë të tillë, ndaj dhe Allahu thotë për ta: “Sa u përket
besimtarëve të parë, prej muhaxhirëve dhe ensarëve, Allahu është i
kënaqur me ata dhe me të gjithë të tjerët që i pasuan me vendosmëri e
përkushtim në besim; edhe ata janë të kënaqur me Atë. Allahu për ta ka
përgatitur kopshte nëpër të cilat rrjedhin lumenj dhe ku do të jetojnë
përgjithmonë. Kjo është fitorja madhështore!”[2]
Ndërsa
Profeti salallahu alejhi ue selem për ta ka thënë: “Njerëzit më të mirë
të umetit tim janë ata tek të cilët unë u dërgova…”.[3]
Nga
këta njerëz për të cilët bën fjalë ajeti dhe hadithi është dhe Ebu
Bekri, i cili ishte nga të parët që iu përgjigj ftesës së Profetit
Muhamed salallahu alejhi ue selem.
Lindja dhe disa nga emrat e Ebu Bekrit:
Ebu
Bekri lindi dy vite e gjashtë muaj pas ndodhisë së Elefantit, emri i
tij është Abdullah ibën ebi Kuhafe (Uthman bin Amir) i cili takohet me
profetin në prejardhe tek gjyshi i gjashtë.
1-
Është quajtur Atik. Nga emrat të cilat ka marrë Sidiku, Ebu Bekri është
dhe emri Atij (I liruar). Me këtë emër Ebu Bekrin e ka quajtur Profeti
salallahu alejhi ue selem, ai një herë i ka thënë: “Ti je i liruari i
Allahut nga zjarri”, ndaj dhe njerëzit i thërrisnin në këtë emër.[4] Ndërsa
Aishja përcjell se njëherë Ebu Bekri hyri në shtëpinë e tyre dhe
Profeti salallahu alejhi ue selem, i tha: “Përgëzohu se ti je i liruari i
Allahut nga zjarri”.[5]
2-
Është emërtuar Sidik (Besniku). Emër tjetër me të cilin Profeti
salallahu alejhi ue selem, e emërtoi Ebu Bekrin ishte dhe Sidik, Enesi
përcjell se njëherë Profeti salallahu alejhi ue selem, Ebu Bekri, Umeri
dhe Uthmani ishin mbi malin e Uhudit dhe ai u drodh, në këtë moment
Profeti i ra me këmbë dhe i tha: “Qetësohu o Uhud, sepse mbi ty është
Profeti, besniku dhe dy dëshmorë”.[6] Ebu
Bekri mori emërtimin Besnik si shkak i besnikërisë që ai kishte ndaj
asaj me të cilën e lajmërontë Profeti salallahu alejhi ue selem. Kur
Profeti bëri udhëtimin e tij të famshëm Isran dhe Miraxhin udhëtimin nga
Meka për në faltoren e shenjtë në Kuds e më pas u ngjit në qiellin e
shtatë dhe u kthye brenda një nate, idhujtarët filluan të talleshin e ta
injoronin këtë informacion, madje shkuan të habitur tek Ebu Bekri duke
menduar se edhe ai do ta mohonte sikurse vepruan disa njerëz të dobët.
Kur shkuan ke ai, me shumë qetësi dhe besim u tha: A vërtetë e ka thënë
një gjë të tillë? Pasi mori përgjigje pozitive prej tyre iu drejtua: Të
vërtetën ka thënë atëhere, Unë i besoj atij atë e cila është edhe më
larg kësaj, besoj në atë që më përcjell prej Zotit të tij! Ndaj dhe ai u
quajt Sidik.[7] Madje i gjithë umeti është bashkuar në mënyrë unanime se Ebu Bekri është i denjë për këtë emër.
3-
Ai është quajtur Sahib (Shok). Me këtë emër atë e ka quajtur dhe e ka
përmendur Allahu në Kuran ku thotë: “Nëse ju nuk e ndihmoni atë
(Muhamedin a.s.), Allahu tashmë e ka ndihmuar ditën kur atë e dëbuan
mohuesit vetë të dytin, kur ishin në shpellë e ai i thoshte shokut të
vet (Ebu Bekrit): “Mos u mërzit, se Allahu është vërtet me ne!” Atëherë,
Allahu zbriti qetësinë e Vet mbi të, e ndihmoi me një ushtri të
padukshme (engjëjsh) dhe bëri që fjala e mosbesimtarëve të jetë më e
poshtëruara, kurse fjala e Allahut të jetë më e lartësuara. Vërtet,
Allahu është i Plotfuqishëm dhe i Urtë”.[8] Dijetarët
kanë shprehur në mënyrë unanime se shok në këtë ajet ka për qëllim Ebu
Bekrin. Madje Enesi përcjell nga Ebu Bekri se ai ka thënë: “Kur isha i
fshehur në shpellë me Profetin salallahu alejhi ue selem gjatë
emigrimit, i thashë: “Nëse ndonjëri prej tyre do të ulë shikimin poshtë
me siguri që do të na shojë. Ai më tha: “O Ebu Bekër! Po çmendon ti për
dy veta i treti i të cilëve është Allahu?”[9]
4-
Është emërtuar i shqetësuari (Euah). Këtë emër Ebu Bekri e ka marrë si
shkak i frikës dhe turpit që kishte ndaj Allahut dhe si shkak i mëshirës
që kishte për njerëzit, ndaj dhe me të drejtë Profeti salallahu alejhi
ue selem, ka thënë: “Njeriu më i mëshirshëm për umetin tim është Ebu
Bekri, më i ashpëri për atë që i takon Allahut është Umeri, më i
turpshmi është Uthman ibën Affani, më miri në leximin e Kuranit është
Ubej ibën Kabi, më i miri njohjen e trashëgimisë është Zejd ibën
Thabiti, më i miri në njohjen e hallallit dhe haramit është Muadh ibën
Xhebeli, çdo popull ka besnikun e vet, e besniku i këtij umeti është Ebu
Ubejde ibën Xherrah”.[10]
Etika dhe sjellja e Ebu Bekrit para Islamit:
Tiparet
fizike, i ka pershkruar vajza e tij Aishja (radiallahu anha) ku thote:
Ishte i bardhë, i dobët, me pak qime në fytyrë, mish të paktë në fytyrë,
me sy të futur pak brenda, me ballë të dalë pak përpara.
Ebu
Bekri në injorancë ka qënë nga njerëzit e shquar dhe të njohur në mesin
e parisë Mekase, madje ai ishte njëri prej tyre, e njihte mirë
gjenealogjinë e arabëve, ishte i dashur për ta, bujar dhe fisnik, madje
ai gëzonte shumë cilësi të përbashkëta me Profetin salallahu alejhi ue
selem. Kurrë nuk ka pirë alkool në injorancë, kurrë nuk i ka rënë në
sexhde ndonjë idhulli, i respektonte fqinjët, i ndihmonte të varfërit i
ruante lidhjet me fisin, saqë Ibën Degine kur Ebu Bekri dëshiroi të
emigronte, nuk e lejoi dhe e mori në besën e tij duke i thënë: “nuk i
takon një njeriu si ti të përzihet, ti kujdesesh për nevojtarin, e
ndihmon të dobëtin, e respekton fqinjin dhe e ruan farefisin.
Islami dhe peripecitë e Ebu Bekër Sidikut:
Ebu
Bekri në kohën e injorancës për shka të tregëtisë së tij kish
kontaktuar me njerëz të ndryshëm dhe prej atyre që kishte takuar kishte
dhe të tillë që e adhuronin Allahun në fenë e pastërt, apo të krishterë
të cilët shpreheshin herë pas here se ka ardhur koha që nga arabër të
dalë një profet. Ndaj kur Profetit Muhamed iu zbulua shpallja, nga
njerëzve që ai ia tregoi këtë ishte dhe Ebu Bekri, sepse ata ishin shokë
dhe miq para profetësisë dhe Ebu Bekri gëzonte vend dhe pozitë ke
Profeti salallahu alejhi ue selem. Kur Profeti e takoi Ebu Bekrin i tha:
“Unë jam i dërguar i Allahu dhe profet prej Tij, Allahu më ka dërguar
të përçoj mesazhin e Tij; ndaj unë të ftoj në adhurimin e Allahut –Zotit
të vërtetë-, Pasha Allahun ai është Zoti i vërtetë, të ftoj o Ebu Bekër
në adhurimin e Allahut të vetëm pa shok, të mos adhurosh kënd tjetër
veç Tij si dhe të më bindesh mua”.[11] Dhe
menjëherë e pa asnjë hezitim Ebu Bekri besoi dhe i dha besën Profetit
se do ta ndihmojë dhe vërtet ai e mbajti besën, ndaj dhe Profeti
salallahu alejhi ue selem ka thënë: “Allahu më dërgoi tek ju dhe ju
thatë: gënjeve, ndërsa Ebu Bekri tha: ke thënë të vërtetën, më mbështeti
me veten dhe pasurinë e tij, vallë a do ta lini ju shokun tim?” Këtë e
përsëriti dy herë.[12]
Pra
Ebu Bekër Sidiku ishte burri i parë i cili e pranoi Islamin prej të
lirëve, u gëzua për të Profeti dhe ai ishte një thesar i pashtershëm për
thirrjen e Profetit. Menjëherë ai filloi misionin e tij dhe menjëherë i
korri frytet e kësaj thirrje, që në ditët e para pranuan prej tij
islamin një sërë kolosash të kësaj feje dhe prej të përgëzuarve me
Xhenet. Prej tij pranoi islamin Uthman bin Afani, Zubejr Bin Auami,
Talha bin Ubejdilah, Sad bin Ebi Uekas, Uthman bin Medh’un, Ebu Ubejde
bin Xherrah, Abdurrahman bin auf, Ekrem bin Ebi Ekrem etj.
Peripecitë dhe mundimet e Ebu Bekrit
Edhe
Ebu Bekri nuk shpëtoi nga peripecitë dhe mundimet, edhe ai sikur
Profeti u mundua, u persekutua, i hodhën mbi shpinë dhe mbi kokë pluhur e
dhé, madje e qëlluan pranë Qabes me këpucë e shapka, e rrahën, e
goditën dhe e torturuan, por ai qëndroi i palëkundur. Një ditë ai i
kërkoi me këmbëngulje Profetit salallahu alejhi ue selem, që të dilnin
në Qabe dhe ta deklaronin hapur Islamin dhe thirrjen e tyre dhe kështu
bënë. Profeti qëndronte i ulur në shkallët e Qabes ndërsa Ebu Bekri
ligjëronte duke i ftuar njerëzit në Islam, të Adhuronin Allahun të vetëm
e të hiqnin dorë nga adhurimi i idhujve. Porse idhujtarët iu sulën dhe
filluan tu qëllonin të dyve dhe Ebu Bekri u bë mur për të mbrojtur
Profetin. Njerëzit filluan ta qëllonin me këpucë e me shapka aq sa ia
përgjakën fytyrën dhe e lanë të shtrirë në tokë pa ndjenja. Kur e morën
kushurinjtë dhe e çuan në shtëpi nuk i dallonin dot fytyrën, saqë për
një cast menduan se ai kishte vdekur, porse Allahu kishte shkruar që Ebu
Bekri të vazhdonte në heroizmat e tij. Kur erdhi në vete, nëna po
përpiqej që t’i jepte ushqim porse ai hezitonte dhe dhoshte: si është
Muhamedi, ç’ka i ngjarë Muhamedit, pasha Allahun nuk ha e as nuk pi
derisa të di se ç’ka ngjarë me Muhamedin! Kështu e mbajtën nga Krahu Umu
Xhemile dhe nëna e tij e cila në atë kohë ende nuk ishte bërë muslimane
dhe shkuan në shtëpinë e Ekremit ku ishte strehuar dhe Profeti
salallahu alejhi ue selem. Kur hyrën Brenda dhe Profeti e pa iu hodh e
pushtoi dhe filloi ta puthte, pas tij filluan ta puthnin dhe muslimanët e
tjerë. Në këto moment Ebu Bekri filloi ta qetësonte Profetin se ai nuk
kishte gjë dhe më pas i tha: O i Dërguar i Allahut kjo është nëna ime e
cila është e sjellshme me birin e saj dhe ti je i begatshëm, ftoje atë
për në adhurimin e Allahut dhe lute Allahun për të ndoshta Allahu do ta
shpëtojë atë nga zjarri për shkakun tënd. Profeti e ftoi në islam, iu
lut Allahut për të dhe ajo pranoi islamin (u bë muslimane).
Një
herë Ali ibën ebi Talib hipi në minber dhe po i ligjëronte njerëzve dhe
u tha: “A e dini se cili është njeriu më i guximshëm?” Ti je o Prijës i
besimtarëve, ia kthyen njerëzit! Është e vërtetë se nuk është ndeshur
dikush me mua, vetëm se e kam shtrirë për tokë, porse më i guximshmi
është Ebu Bekri. Një herë ne pregatitëm një ndenjëse për Profetin prabë
Qabes dhe thamë: kush do të qëndrojë me Profetin që të mos i vërsulesh
kush nga kurejshët? Pasha Allahun nuk iu afrua atij kushm veçse Ebu
Bekri qëndronte me shpatë të zhveshur mbi kokën e tij! Ky është njeriu
më i guximshëm. Pastaj vazhdoi e tha: Një herë e pash Profetin që po e
shtynin dhe po e mundonin kurejshët dhe nuk iu afrua askush tjetër veç
Ebu Bekrit i cili her i shtynte e herë kacafytej me ta e u thoshte:
Mjerë për ju, vallë po e vrisni këtë njeri se thotë Zoti im është
Allahu?! Më pas Aliu ngriti xhyben e tij dhe filloi të qante derisa iu
lag mjekra. Më pas u drejtua nga njerëzit e u tha: U kërkoj për hir të
Allahut të më thoni: cili është më i mirë, besimtari nga familja e
faraonit, apo Ebu Bekri? Njerëzit heshtën dhe askush nuk foli. Aliu
atëhere tha: Pasha Allahun, një cast nga jeta e Ebu Bekrit është më e
mirë dhe më me vlerë se e gjith jeta e besimtarit nga familja e
faraonit. Sepse ky e fshehu besimin ndërsa Ebu BEkri e shfaqi atë”.[13]
Shpenzimi që bënte Ebu Bekri për të liruar skllevërit
Nuk
ka dyshim se thirrja Islame përhapej me shpejtësi dhe për afro
tre-katër vite islamin e pranuan njerëz të shtresave të ndryshme të
shoqërisë, nga ana tjetër edhe mundimi dhe persekutimi kurejsh u bë edhe
më i ashpër. Një persekutim të madh përjetonin ata të cilët ishin të
dobët dhe pa mbështetje, sidomos skllevërit në mënyrë që të ishin mësim
për të tjerët.
Një
nga ata të cilët u munduan shumë ishte dhe Bilali, robi i Umeje bin
Halefit i cili kur mori vesh se ai ishte bërë musliman e torturoi, e la
pa ngrënë e pa pirë, madje e nxorri në shkretëtirën përvëluese në pikun e
nxehtësisë, mbi gjoks i vendos një gurë të madh dhe i kërkon të
braktisë fenë islame, ndërsa Bilali me atë pak fuqi dhe ndjenjë që i
kish mbetur shpreh fjalën më të rëndë për umejen, fjalë e cila
shkatërronte çdo ëndërr për ta: Ahadun ehad.
Me
të marrë vesh Ebu Bekri për këtë ngjarje shkoi dhe filloi të bindte
Umejen që t’ia shiste atij Bilalin dhe ai në vend të tij t’i jepte një
skllav tjetër më të fuqiahëm se ai, ndërsa në një transmetim tjetër
thuhet se e bleu atë për dyzet monedha ari. Pasi e bleu Bilalin ai e
liroi në mënyrë që ta adhuronte Allahun i lirë, kështu jetoi Bilali
pjesën tjetër të jetës së tij i lirë dhe duke shoqëruar Profetin Muhamed
e duke qënë muezini i tij.
Porse
Ebu Bekri nuk qëndroi me kaq, porse ai vazhdoi ta praktikonte politikën
e blerjes së skllevërve e më pas u jepte atyre lirinë. Prej atyre që ka
liruar ka qënë Amir bin Fuhejra nga luftëtarët e Bedrit dhe Uhudit,
liroi Umu Ubejs, Zenijren, Nehdijen dhe bijën e saj etj.
Hixhreti i Ebu Bekrit me Profetin salallahu alejhi ue selem
Ebu Bekri në mejdanin e luftërave.
Në
Tebuk Ebu Bekri dha sadaka të gjithë pasurinë dhe kur e pyeti Profeti
se çkishte lënë për shtëpinë e tij ai tha: Kam lënë Allahun dhe të
dërguarin e tyre.
Ebu Bekri 2
Qëndrimi i Ebu Bekrit pas vdekjes së Profetit
Pas
Haxhit të lamtumirës Profetit iu rëndua gjendja dhe më në fund atij ju
dha zgjedhja që të jetonte ose të shkonte në shoqërinë e Mëshiruesit,
dhe Profeti zgjodhi atë që gjendej ke Allahu i lartësuar, ndaj dhe më 12
të muajit Rabiul Euel ai ndërroi jetë pikërisht në dhomën e vajzës së
Ebu Bekrit dhe njeriut më të dashur ke Profeti, në dhomën e Aishes dhe i
mbështetur në kraharorin e saj.
Në
këto situate të vështira për besimtarët, u krijua një tronditje e madhe
aq sa disa e humbën toruan, Umeri thërriste me të madhe në mës të
xhamisë se Profeti nuk ka vdekur, dhe se ai do të kthehet përsëri, Aliu
shkoi dhe u mbyll në shtëpinë e tij me Fatimen ndërsa Uthmani nuk gjente
fjalë se çtë thoshte. Pra në këtë moment u bë një kaos i vërtetë.
Shoku
më i ngushtë i Pejgamberit alejhi selam, Ebu Bekri, nuk ishte prezent
në momentin kur i Dërguari i Allahut salallahu alejhi ve selem ndërroi
jetë në shtëpinë e gruas së tij Ajshes, vajzës së Ebu Bekrit. Kur i
erdhi lajmi për vdekjen e Pejgamberit (alejhi selam), Ebu Bekri shpejtoi
për në shtëpinë e pikëllimit. Hyri brenda në dhomë e zbuloi fytyrën e
bukur e të shndritshme të Profetit, më pas tha: “Sa e bekuar ishte jeta jote dhe sa hyjnore është vdekja jote”, përshpëriti Ebu Bekri duke ia puthur ballin shokut të tij të dashur dhe mësuesit të tij, i cili tashmë nuk ishte.
Kur
Ebu Bekri doli jashtë dhe e shpalli lajmin për vdekjen e të Dërguarit
salallahu alejhi ue selem, mosbesimi dhe trondtja i kaploi muslimanët e
Medines. Muhamedi salallahu alejhi ue selem ishte udhëheqës, udhëzues
dhe transmetues i Shpalljes Hyjnore përmes së cilit ata u larguan nga
idhujtaria dhe barbarizmi dhe u udhëzuan në rrugën e Zotit. Si është e
mundshme që ai (alejhi selam) të vdes? Derisa edhe Umeri, një prej më të
fortëve dhe më trimave nga shokët e Pejgamberit alejhi selam, nuk mundi
të përmbahej dhe nxorri shpatën e tij duke u kanosur se do ta mbys çdo
njeri i cili pohon se Pejgamberi alejhi selam ka vdekur. Ebu Bekri me
butësi e largoi anash, filloi të ngjitet shkallëve të xhamisë dhe iu
drejtua njerëzve me fjalët: “O njerëz, me të vëtetë ata të
cilët adhuruan Muhamedin (alejhi selam), ta dini! Muhamedi me të vërtetë
ka vdekur. Por, ata të cilët adhurojnë Allahun, ta dini! Allahu është
Gjallë dhe nuk vdes kurrë.”
Dhe pastaj vazhoi duke lexuar ajetin nga Kur´ani:
“Muhamedi
nuk është tjetër veçse i Dërguar. Tashmë vërtetë shumë të Dëruar kanë
kaluar para tij. Në qoftë se ai vdes apo vritet, atëherë a do të
ktheheshit menjëherë prapa (si mosbesimtarë)?” 3:144
Pas
dëgjimit të këtyre fjalëve, njerëzit u qetësuan. U largua dëshpërimi
përmes besimit dhe qetësisë së tyre. Kaloi ky moment kritik aq sa Umeri
pohoi se edhe pse e kishin mësuar këtë ajet iu duk sikur e dëgjonin për
herë të parë atë.
Nga
ana tjetër ishte sërisht Ebu Bekri ai i cili i dha zgjidhje shqetësimit
të rradhës se ku duhet ta varrosnin Profetin salallahu alejhi ue selem
duke thënë: Kam dëgjuar Profetin të thotë: “Ne profetët varrosemi atje
ku vdesim”. Kështu që e varrosën pikërisht në dhomën e
Aishes, atje ku
dhe ai ndërroi jetë.
Zgjedhja e Ebu Bekrit si Halife.
Pas
vdekjes së Profetit shoqëria muslimane ballafaqohej me një problem
serioz: zgjedhjen e udhëheqësit. Pas një diskutimi në mes të Sahabëve,
të cilët ishin mbledhur për të zgjedhur një udhëheqës nga mesi i tyre, u
bë e qartë se asnjëri nuk ishte më i përshtatshëm se Ebu Bekri për të
marrë këtë përgjegjësi. Madje Ebu Bekri fillimisht u tregua modest ai
pasiqë tregoi vlerën dhe mirësinë e ensarëve tha: Jam i kënaqur që të
zgjidhni njërin prej këtyre dy burrave, jepjani besën cilit të doni dhe
mori dorën e Umerit dhe të Ebu Ubejdes duke u bërë me dije ensarëve se
Profeti ka thënë: “Prijësat duhet të jenë prej Kurejshëve”. Ndërsa Umeri
radijallahu anhu mori fjalën dhe tha: O ju ensarë, a mos valle harruat
që Profeti salallahu alejhi ue selem urdhëroi Ebu Bekrin tu printe
njerëzve në namaz, pra kujt i pëlqen të dalë para Ebu Bekrit” ensaret
thanë: I kerkojmë Allahut te na ruaje nga kjo”[14] dhe
vazhdoi t`i përkujtonte njerëzit me mirësitë e Ebu Bekrit derisa kërkoi
prej tij që t`i zgjaste dorën dhe ia dha besën, më pas ia dhanë besën
muhaxhirët pastaj edhe ensarët, duke qenë të bindur për përparësinë që
kishte Ebu Bekri për tu bërë halife dhe u mjaftoi perkujtimi i Umerit
per kete.
Por cilët ishin disa parashenja dhe shkaqe që çuan sahabet të vendosnin si Halife Ebu Bekrin?
Të gjithë e dimë se kur Pejgamberi alejhi selam u sëmur për vdekje e urdhëroi t’ua falë njerëzve namazin. Në këtë ka argument se Pejgamberi alejhi selam ua bëri me dije njerëzve dëshirën e tij për të qënë Ebu Bekri udheheqës pas tij. Këtë argument e përdori dhe Umeri në zgjedhjen e Ebu Bekrit.
Buhariu dhe Muslimi transmetojnë nga Xhabir Bin Mut’im se një grua i kshte ardhur Pejgamberit, alejhi selam dhe e kishte
urdhëruar qe (pas një kohë) të kthehet prapë tek Pejgamberi. Gruaja
tha: Më trego çfarë të bëj nëse nuk të gjej ty? Me këtë sikur e kishte për qëllim vdekjen e Pejgamberit, alejhi selam. Tha: Nëse nuk më gjen mua atëherë shko tek Ebu Bekri.
Në këtë po ashtu ka argument se Pejgamberi alejhi selam e favorizoi atë ndaj të gjithë sahabëve. Pastaj Pejgamberi alejhi selam u fal duke qenë Ebu Bekri imam i tij dhe muslimanëve.
Kur
Pejgamberi Alejhi selam vdiq, Umeri u ngrit me shpate në dorë dhe
kërcënonte me vdekje çdo ke qe thote se Pejgamberi alejhi selam ka
vdekur. Pas pak erdhi Ebu Bekri dhe pasi qe pa se Pejgamberi alejhi selam kishte vdekur i tha Umerit: Hesht! Umeri nuk heshte. Ebu Bekri filloi te flase ndersa njerzit e braktisen Umerin dhe iu drejtuan Ebu Bekrit. Ne kete poashtu ka argument se Ebu Bekri ishte me meritori prej sahabeve dhe ishte me i respektuari ne mesin e tyre sikurse që ka argument te fuqishem për vendosmërine e tij ne fatkeqësi dhe kohëra të liga.
Punët që ndërmori Ebu Bekri (radiallahu anhu)
Ebu
Bekri (radijallahu anhu) realizoi qëllime të mëdha, arriti fitore
madhështore dhe ditët e tij ishin të mbushura me mirësi, megjithëse ato
ditë nuk zgjatën më shumë se dy vjet e tre muaj. Prej punëve më të
rëndësishme ishin: Nxjerrja e ushtrisë së Usameh bin Zejd ne betejen qe
kishte caktuar Profeti salallahu alejhi ue selem pak para vdekjes se
tij, luftimi i dezertorëve, grumbullimi i Kuranit në një mus’haf (liber)
të vetëm, çlirimet e tokave të reja.
1. Ushtria e udhëhequr nga Usameh bin Zejd.
Profeti
salallahu alajhi ue selem) kishte përgatitur një ushtri pak para
vdekjes së tij dhe kishte caktuar si komandant të saj Usameh bin Zejdin.
Kjo ushtri e cila përmbante njerëzit më të mëdhenj dhe më të zgjedhur
të sahabëve do të ecte drejt rrethinave të Shamit, por kjo ushtri nuk
arriti te dilte nga Medineja për shkak të sëmundjes së Profetit
salallahu alejhi ue selem. Qëndroi kjo ushtri në gatishmëri derisa vdiq
Profeti salallahu alejhi ue selem dhe mori halifatin Ebu Bekri. Pas
vdekjes së Profetit salallahu alejhi ue selem shumë fise arabe dezertuan
nga islami, prandaj duke u nisur nga kjo, Usama dhe shumë prëj sahabëve
e pane të përshtatshme që kjo ushtri të mos dilte derisa të
stabilizohej situata. Mirëpo Ebu Bekri e refuzoi këtë gjë dhe urdhëroi
për nxjerrjen e saj duke thënë: Nuk më takon të filloj me diçka tjetër
para zbatimit të urdhërit të Profetit salallahu alejhi ue selem”.
Doli
Usame me ushtrinë e tij drejt tokave të Shamit, luftoi fisin Kudaah që
kishin dezertuar dhe e ashpërsoi luftën ndaj tyre derisa i shpartalloi
ata dhe u debuan në periferi të Mu’tes. Pasiqë kreu detyrën e tij me
sukses të plotë u kthye shëndoshë e mirë brenda 40 netësh.
2. Dezertuesit nga islami (ata qe braktisen fene)
Ata që dezertuan nga islami mund t`i ndajmë ne tre grupe:
• Grupi i parë: Ata që u kthyen në adhurimin e idhujve.
• Grupi i dytë: Ata që ndoqën profetët e rrejshëm.
• Grupi i tretë: Ata që refuzuan dhe mohuan dhënien e Zekatit duke thënë se zekati ishte për sa kohë që Profeti salallahu alejhi ue selem)ishte gjallë.
• Grupi i parë: Ata që u kthyen në adhurimin e idhujve.
• Grupi i dytë: Ata që ndoqën profetët e rrejshëm.
• Grupi i tretë: Ata që refuzuan dhe mohuan dhënien e Zekatit duke thënë se zekati ishte për sa kohë që Profeti salallahu alejhi ue selem)ishte gjallë.
Grupi i tretë dërguan një delegacion në Medine për të dialoguar me sahabët.
Shumë
prej sahabëve polemizuan me Ebu Bekrin në këtë çështje (ne luftimin e
kesaj kategorie), midis këtyre sahabëve ishte Umeri radiallahu anhu, Ebu
Ubejde, Salimi robi i Ebu Hudhejfes, etj. Megjithate Ebu Bekri
(radiallahu anhu) e refuzoi këtë gjë dhe këmbënguli në vendimin e tij
duke thënë fjalën e tij të njohur dhe madhështore: Uallahi sikur ata të
refuzonin dhënien e një litari që ia jepnin Profetit salallahu alejhi ue
selem do t`i luftoja për këtë.” Umeri i tha Ebu Bekrit: Si do t`i
luftosh ata, kur Profeti salallahu alejhi ue selem ka thënë: “Jam
urdhëruar që t`i luftoj njerëzit derisa të thonë La ilahe il lallah, e
kush e thotë këtë e ka të siguruar veten e tij dhe pasurinë e tij, vecse
me të drejtën e islamit, ndërsa llogaria e tij është tek Allahu”. Ebu
Bekri tha : Uallahi do ta luftoj cdokënd që ndan mes namazit dhe
zekatit, sepse me të vërtetë zekati është obligimi i pasurisë. Uallahi
sikur ta refuzojnë dhënien e një keci të vetëm do t`i luftoja për të.”[15]
Kështu,
pra ishte mendimi i Ebu Bekrit se islami është i tërësishëm dhe nuk
mund të copëtohet ashtu që të lihet një pjesë prej tij dhe të zbatohet
një pjesë tjetër. Zekati është ligji më i rëndësishëm dhe kryesor në
sistemin ekonomik islam, është kusht prej kushteve të fesë dhe dhenia e
zekatit është ibadet. Mendimi i sahabëve të tjerë ishte që në këtë rast
të silleshin me butësi dhe me të mire me ate kategori, Umeri tha: O
zëvendësi i Profetit! Sillu urtë e butë me njerëzit. Ebu Bekri
(radiallahu anhu) iu përgjigj duke i thënë: Shpresoja në ndihmën tënde
kurse ti më vjen i përulur dhe i nënshtruar?! A ishe i fortë dhe i
ashpër në injorancë kurse tregohesh frikacak në islam?! Është ndërprerë
shpallja dhe është plotësuar feja, a mos pret që të pakësohet diçka prej
fesë duke qenë unë gjallë? A nuk ka thënë Profeti salallahu alejhi ue
selem: “Veçse me të drejtën e islamit” dhe prej të drejtës se islamit
është falja e namazit dhe dhënia e zekatit. Uallahi sikur të gjithë
njerëzit të më lënë ne balte unë do t`i luftoja ata me veten time”.[16]
Enes
bin Maliku tha: Sahabet nuk donin t`i luftonin ata që frenuan dhënien e
zekatit sepse i konsideronin muslimanë, atëeherë Ebu Bekri mori shpatën
dhe doli i vetëm. Kur panë këtë, sahabet nuk kishin zgjidhje tjetër
vecse ta pasonin.
Ibn Mesudi ka thënë: Nuk e pëlqyem diçka të tille fillimisht por më pas e lavdëruam për këtë iniciativë.
Ebu
Bekr bin Ajash ka thënë: E kam degjuar Ebu Husajnin duke thene: Nuk ka
lindur pas profeteve njeri më i mirë se Ebu Bekri i cili luajti rolin si
të ishte një profet nga profetët atëherë kur luftoi dezertorët.[17]
Ebu
Bekri (radiallahu anhu) nxorri një mesazh të përgjithshëm drejtuar
dezertoreve në të gjithë anët e gadishullit Arabik dhe para se të niste
ushtritë në një vend dërgonte njerëz atje që t`i lexonin atij populli
këtë mesazh, ashtu që tu jepte mundësi të ktheheshin tek e vërteta, si
dhe të hiqte nga vetja obligimin e komunikimit që kishte para se të
fillonte lufta.[18] Si
rezultat i kësaj ndodhën përleshje dhe beteja mes ushtrive muslimane
dhe rebeleve dezertorë, ku ushtarët muslimanë dhanë maksimumin e tyre
dhe shpenzuan gjithë forcat që kishin për zhdukjen e fitores së
dezertorëve, gjë e cila u arrit brenda një viti.
3. Tubimi i Kuranit ne nje mus-haf (liber) te vetem.
Ky
mendim ishte i Umerit (radiallahu anhu) siç transmeton Buhariu nga Zejd
bin Thabiti i cili tha: Më thërriti Ebu Bekri (radijallahu anhu) pas
luftës së Jemames dhe kur shkova, gjeta Umerin aty. Ebu Bekri me tha:
Umeri erdhi tek unë dhe më tha se në luftën e Jemames u vranë shumë prej
hafizave, lexuesve të Kur’anit. Kam frikë se nqs vazhdon vrasja e
hafizave në beteja të tjera do të humbasim shumë pjesë prej Kuranit dhe e
shoh të përshtatshme të urdhërosh për grumbullimin e Kur’anit……. dhe
vazhdoi të më bindte derisa Allahu ma hapi zemren per ta pranuar dhe
rashë dakort me mendimin e Umerit. Pastaj e urdhëroi Zejdin që të
grumbullonte Kur’anin, i cili i mblodhi të gjitha gjërat në të cilat
ishte shkruar Kur’ani si psh: lëkurë bagëtish, degë hurme, levozhgë
pemësh, gurë të rrafshët, si dhe nga memoria e vetë sahabëve.
4. Clirimet e reja
Pasi
u forcua pushteti i Ebu Bekrit dhe u zhduk fitneja e dezertorëve, Ebu
Bekri vendosi që të realizonte një qëllim madhështor: Të lartësonte
fjalën La ilahe il-lallah Muhamedun Rasulullah në vise te reja. Ishte
koha e përshtatshme për përhapjen e thirrjes Islame dhe për çlirimin e
tokave të reja jashtë gadishullit Arabik. Këto çlirime kishin dy fronte
kryesore: atë të persëve dhe atë të bizantinëve.
Fronti i parë, ai i persëve në lindje.
Pasiqë
kreu luftën me dezertorët, Halid bin Uelijdi u caktua nga Ebu Bekri në
krye të ushtrisë për të luftuar persët të cilët refuzuan të futeshin në
Islam. Beteja e parë që u zhvillua midis dy ushtrive ishte në Kadhimeh
ku u mundën persët, u vra komandanti i tyre dhe muslimanët morën plaçka
të shumta lufte. Vazhduan fitoret e njëpasnjëshme të muslimanëve në një
sërë betejash që u zhvilluan derisa nën sundimin e muslimanëve u futën
shumica e tokave në perëndim të lumit Eufrat dhe si qendër e tyre u
caktua qyteti Hajrah. Në muajin Sefer të vitit 13 h, Ebu Bekri urdhëroi
Halidin që të drejtohej me një pjesë të ushtrisë drejt Shamit për t`i
ardhur në ndihmë ushtrisë muslimane atje që po ndeshej me bizantinët.
Fronti i dytë, ai i bizantëve në veri.
Ebu
Bekri drejtoi një ushtri drejt rrethinave të Shamit, ku në krye të saj
vendosi Halid bin Seid bin As i cili kur hasi në forcat bizantine i
dërgoi një letër Ebu Bekrit në të cilën i kërkonte ndihmë dhe
mbështetje. Menjëherë Ebu Bekri (radiallahu anhu) përgatiti katër ushtri
për t`i ardhur në ndihmë: Në krye të ushtrisë së parë caktoi Amru bin
el As të cilin e drejtoi për në Palestinë, në krye të ushtrisë së dytë
caktoi Sherahbil bin Haseneh të cilin e drejtoi për në Jordani, në krye
të ushtrisë së tretë caktoi Jezid bin Ebi Sufjan të cilin e drejtoi për
në Belka, në krye të ushtrisë së katërt caktoi Ebu Ubejde bin Xherrah të
cilin e drejtoi për në Hims (qytet në Siri). Ushtritë muslimane arritën
në rrethinat e Shamit dhe në Palestinë në fillim të vitit 13 h. Në
fillim kishte duele të shumta mes muslimanëve dhe bizantëve të cilat u
pasuan me disa beteja të mëdha, prej tyre përmendim:
a) Beteja e Axhnadinit, viti 13 H.
Pas
disa përleshjesh mes dy ushtrive mbreti bizantin Herakliu përgatiti një
ushtri të madhe për të luftuar muslimanët. Ushtria muslimane kërkoi
ndihmë prej Ebu Bekrit (radiallahu anhu) i cili urdhëroi Halid bin
Uelidin që të drejtohej nga Iraku për në Sham. Halid bin Uelidi kapërceu
shkretëtirën me një shpejtësi të paparë ndonjëherë në histori për t`i
ardhur në ndihmë ushtrisë muslimane. Pasi që mori komandën e ushtrisë
dhe e rregulloi atë në një mënyrë të përsosur, u bashkua me Amru bin el
As i cili po përballej me ushtrinë e madhe bizantine në vendin e quajtur
Axhnadin në Palestinë. Pasi që u takuan dy ushtritë dhe u zhvillua një
luftë e ashpër, kjo betejë mbaroi me humbjen e bizantinëve dhe fitoren e
bujshme të muslimanëve.
b) Beteja e Meraxhus-Sufr, viti 13 H.
Kjo
betejë u zhvillua në jug të Damaskut, me forcat bizantine të cilat
kishin ardhur nga qyteti i Himsit në Veri për tu ndeshur me muslimanët
në Jug. Kjo ushtri e dërguar nga Herakliu përbëhej nga ushtarët më të
fortë dhe më të ashpër bizantin dhe kishte si detyrë për të ndihmuar
sundimtarin e Damaskut, qytet ky që mbahej i rrethuar nga muslimanët.
Halid bin Uelidi dhe Ebu Ubejdeh të cilët drejtonin ushtrinë muslimane e
panë të domosdoshme t`i dilnin përpara kesaj ushtrie dhe të
përballeshin me të, ushtri e cila numëronte më shumë se dhjete mijë
ushtarë. Kur Halid bin Uelidi e pa numrin e madh të bizantinëve e
rregulloi ushtrinë me të njëjtën mënyrë që përdori në Axhnadin. Kjo
betejë ndodhi në vendin e quajtur Meraxhus-Sufr, beteje e cila përfundoi
si ajo e para, me fitoren e muslimanëve dhe vrasjen e shumicës së
bizantëve.
Sëmundja e Ebu Bekrit dhe vdekja e tij
Shkaku
i sëmundjes së Ebu Bekrit ishte larja e tij në një ditë të ftohtë, ku e
zuri nje grip i rëndë. Qëndroi 15 ditë i sëmurë, nuk dilte fare as për
namaz dhe kishte urdhëruar Umer bin el Hatabin që tu printe njerëzve në
namaz. E vizitonin sahabët vazhdimisht në shtëpinë e tij dhe Uthmani
(radiallahu anhu) ishte ai që i qëndroi tek koka në mënyrë të
pandërprerë. Sëmundja erdhi duke u përkeqësuar derisa vdiq natën e martë
të datës 21 Xhumadel Ahirah të vitit 13 H ne një moshe të njëjtë me atë
të Profetit salallahu alejhi ue selem, 63 vjecare, duke zgjatur
halifati i tij 2 vjet, 3 muaj e 10 ditë. La si porosi që ta lante gruaja
e tij Esma bint Amijs dhe u qefinos në dy copa ose në tre te tilla.
Umeri (radiallahu anhu) ia fali namazin e xhenazes dhe u varros në krah
të shokut te tij, Profetit (alejhi selam), ia vendosën kokën e tij
paralel me supin e Profetit salallahu alejhi ue selem duke qenë kështu
shoku i pandarë i Profetit salallahu alejhi ue selem, si në jetë ashtu
dhe në vdekje, Zoti e mëshiroftë dhe qoftë i kënaqur prej tij.
[1] Ebu Daudi, Tirmidhiu, Nesai, Ibnu Maxhah dhe Ahmedi.
[2] Sure Teube: 100.
[3] Muslimi.
[4] Ibën Hibani hadithi është i saktë.
[5] Tirmidhiu e ka saktësuar Albani.
[6] Buhari.
[7] Hakimi i cili e ka saktësuar dhe e ka mbështetur Dhehebiu.
[8] Sure Teube: 40.
[9] Buhariu.
[10] Ahmed, Tirmidhiu, Ibnu Maxhah, Nesai. Hadithi është i mirë saktësoi Ahmed Shakir, Albani dhe Shuajb Arnauti.
[11] Bidaje ue Nihaje imam Dhehebi.
[12] Buhari.
[13] Bidaje ue Nihaje: 3/271.
[14] Transmeton Ahmedi ne Musnedin e tij 2/133.
[15] Transmeton Buhariu nr 7284 dhe Muslimi nr 20.
[16] Marre nga libri Tarihul islami fq 68, Mahmud Shakir.
[17] Keto tre ethere jane marre nga libri Mearixhul Kabul 3/1333, hafidh
[18] Teksti i ketij mesazhi gjendet ne librin el Bidajeh uen-nihajeh.
Post a Comment