╰✿╮Çudi me Gruan e Dashur╰✿╮

1- Çudi me Gruan e Dashur e cila nervozohet nëse burri i saj vonohet për të shkua me të në një vend të caktuar…e nuk nervozohet nëse burri i saj vonohet për në Namaz!!!

2- Çudi me Gruan e Dashur e cila e xhelozon burrin e saj nëse aj shikon ndonjë tjetër përveç saj në treg….. dhe nuk e xhelozon nëse aj shikon gjëra që Allahu i ka ndaluar ne televizor…prej lakuriqni, valëzimit, filma dhe jo veç kaçë por edhe e shoqëron burrin e vet duke mbetur zgjuar deri në orë të vona për ti shkuar këto gjëra!!!

3- Çudi me Gruan e Dashur e cila inatoset nëse burri i saj i flet ndonjë gruaje tjetër pos saj dhe e dëgjon zërin e saj… dhe nuk inatoset nëse dëgjon bashkë me të gjera qe Allahu i ka ndaluar … prej këngëve, instrumenteve ...!!!

4- Çudi me Gruan e Dashur e cila revoltohet nëse burri I saj nuk shkon me të për të blerë ne treg… e nuk revoltohet nëse rrinë afër saj dhe krah për krah me te shëtisin nëpër treg…e namazlit në Xhamia vinë për tu falur me xhemat e ai nuk është me ta!!!

5- Çudi me Gruan e Dashur e cila është këmbëngulëse që burri i saj i dashur të rri me të deri në orë të vona dhe të bisedojnë bashkë deri para sabahut…e nuk është këmbëngulëse për tu zgjuar për ta falur sabahun në kohen e vet!!!

6- Çudi me Gruan e Dashur që hidhërohet nëse burri saj nuk ja jep parat e kërkuara prej saj... dhe nuk hidhërohet që fqinjët e saj janë të uritur kurse asaj e as burrit të saj nuk ju shkon mendja të ju dhurojnë një copë bukë së paku sadaka për ta!!!

7- Çudi me Gruan e Dashur që nervozohet kur burri e shpreh mos pëlqimin e përgatitjes së ushqimit nga ajo... dhe nuk nervozohet me vetën e saj që vazhdimisht i ankohet atij... si mu kan vjetruar teshat, nuk kam çfarë të veshi të re në dasmën e shoqes time, ... !!!

8- Çudi me Gruan e Dashur që inatoset nëse burri saj nuk bën durim për të pritur deri në përgatitjen e ushqimit të saj... dhe nuk nervozohet kur aj e humb durimin për shkak të ushqimit në agjërim!!!

9- Çudi me Gruan e Dashur që hidhërohet nëse nuk arrin burri i saj që të kursen gjatë vitit që të shkojnë në pushime... dhe nuk nervozohet se ati kurrë nuk i ka shkuar në mendje të kursen që të kryejnë obligimin e tyre Haxhin.

10- Çudi me Gruan e Dashur që pikëlohet nëse burri saj nuk ndan kohë për fëmijët e saj për argëtimin e tyre... dhe nuk pikëlohet që burri saj nuk ndan kohë për ta që të jua mësoj Kuranin dhe Hadithin, Akiden dhe Fikun!!!

11- Çudi me Gruan e Dashur që inatoset kur burri saj nuk ja vë vëmendjen kur ajo ja tregon "lajmet" e saj, ... dhe nuk inatoset që burrit të saj nuk i bëhet vonë të dëgjon ndonjë lajmë për umetin e muslimanëve!!!


Çudirat me ty "Grua e Dashur" nuk ndalen me kaq, por që mos ta zgjas me një fjali do e përmbylli që të gjitha barazohen në të.


12 Çudi me Gruan e Dashur që brengoset veç për Dunjan e burrit të saj ... dhe nuk brengoset për Ahiretin e tij.

Përgatit:Margaritarët e Xhennetit