MESAZHI ISLAM - FE PËR TË
GJITHË
MUHAMED TEWFIJK
AHMED
Boton: Shoqata për predikimin Islam me qendër
në Aleksandri – Egjipt.
Titulli i origjinalit: “Risaletul-Islam dijnu
elxhemie”
Titulli në shqip: “ Mesazhi Islam fe e të
gjithëve”
Përktheu nga arabishtja: Feim Gashi
Recensor: Miftar Ajdini prof.
Redaktor: Miftar Ajdini prof.
Korrektor: Halil Ibrahimi
Realizimi kompjuterik: Besmir Hoxha
Me
emrin e Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit
Falënderimi i
takon Allahut, Krijuesit të universit, i cili çdo populli i dërgoi sheriat dhe
udhëzim që me to të bëjnë sistemin e jetës së tyre, ndërsa salavatet më të
përzemërta i takojnë zotëriut tonë dhe zotëriut të të gjithë pejgamberëve
Muhamedit a.s. porta e vetme për të shijuar kënaqësitë që ka përgatitur Allahu
xh.sh. në parajsën e pafund.
Të nderuar
vëllezër dhe motra. Me të vërtetë njeriu ndihet i lumtur kur gjendet në shërbim
të fesë së tij qoftë edhe me përkthimin e një broshure të vogël si kjo, e cila
përmbledhë në vete mësimet më të rëndësishme të Islamit.
Allahu thotë:
“Feja e pranueshme tek Allahu është Islami”. Këtë mund ta kuptojë çdo njeri i
mençur. Besimi në një Zot është ai besim, ajo fe, të cilën e shpalli Zoti që
nga ekzistimi i njerëzve në këtë botë. Çdo besim tjetër përkitazi me njësinë e
Zotit është devijim i të së vërtetës së shpallur nga Zoti.
Që nga krijimi
i qenies njerëzore e deri në ditët tona janë shfaqur qindra fe të lindura nga
dëshirat jetësore të njerëzimit për të mbizotëruar mbi rruzullin tokësor, porse
asnjëra prej saj nuk arriti të thërret në besimin e vetëm dhe të vërtetë, në
atë besim që zgjodhi Allahu për njerëzimin.
Allahu thotë: “E kush kërkon fe tjetër përveq fesë Islame atij kurrsesi
nuk i pranohet dhe ai në botën tjetër është nga të dëshpëruarit.”
Përkthyesi
MESAZHI
ISLAM - FE PËR TË GJITHË
MUHAMED TEWFIJK AHMED
- Të nderuar vëllezër dhe motra!
A e keni menduar më parë çështjen e fesë?
A keni vërejtur mospajtime të
shumta në mendime rreth kësaj teme?
A keni vërejtur ndonjëherë armiqësi mes grupeve dhe
njerëzve të ndryshëm?
Çdo person mendon se e ka gjetur
fenë e vërtetë, madje edhe ai që për zot të tij e adhuron gurin dhe e
shenjtëron atë.
Unë jam më se i sigurt se në
mendjet tuaja kanë kaluar pyetje të tilla, e që ju kanë ndihmuar të bindeni se
ekziston vetëm një fe e vërtetë për të gjithë, sepse Zoti është Një dhe nuk
është i kënaqur të ketë shume fe, duke qenë se kjo fe është e kuptueshme për të
gjithë njerëzit.
Çdo njeri duhet të ndiej në vetveten e tij, pa ndikim nga
askush këto parime themelore:
- Besimi në një Zot të vetëm të
adhuruar [sepse politeizmi i supozuar shkatërron universin]
- Përhapja e të mirës mes gjithë
njerëzve.
- Besimi se Allahu ka dërguar të dërguarit e Tij për t’ia
mësuar njerëzimit këto dy parime te shenjta.
Nëse meditojmë me kujdes këto
parime do ta pyesim veten: a thua vallë me të vërtete ekziston një fe e tillë?
E vërteta
është se kjo fe ekziston që nga krijimi i ekzistencës. Këtë fe monoteiste
Allahu e zgjodhi për njerëzimin duke e dërguar nëpërmjet të dërguarve të Tij.
Allahu xh.sh. thotë: “Feja e pranueshme tek Allahu është Islami”
(Ali-imran 19). Gjithashtu thotë: ”E kush
kërkon fe tjetër përveç fesë Islame, atij nuk i pranohet dhe ai në botën tjetër
është nga të dëshpëruarit” (Ali
Imran 85)
Atëherë mund të themi se feja
është nga Allahu, porse disa njerëz gabimisht i emëruan me emra te pejgamberëve
gjatë kohëve të ndryshme kur ishin dërguar ata. Emërime të tilla shkaktuan
mospajtime dhe ekstremizëm mes shoqërive të ndryshme sa që kjo ndarje ka quar
deri te harresa e të së vërtetës. Edhe Islamin e quajtën ‘muhamedanizëm’ sipas
emrit te pejgamberit Muhamed a.s., ashtu siç u quajtën edhe fetë tjera me
emrat e pejgamberëve të tyre, përkundër faktit se të gjithë thirrën në një Zot
[Allahun].
E ndiej obligim që me pak fjalë të sjell realitetin e fesë
së Vërtetë. Mirëpo, nëse pjesëtarët e besimeve të tjera vazhdojnë të mos e
njohin Islamin dhe mësimet e tij, ky qëndrim i tyre kundër Islamit apriori do
ti shmang dhe do t’ua pamundësoj kuptimin e esencës së kësaj feje dhe nuk do të
arrijnë tek ndonjë përfundim i dobishëm.
ISLAMI
Fjala “Islam”do të thotë paqe mes njerëzve dhe nënshtrim i
plotë ndaj vullnetit të Allahut xh.sh.. Gjithashtu do të thotë paqe mes
individit dhe vetvetes së tij, mes tij dhe të tjerëve si dhe devotshmëri e
plotë ndaj Allahut xh.sh.
- Të gjitha këto kuptime janë të
përfshira në Kur’anin famëlartë nga i cili mëson individi që të bëjë mirë për
të tjerët dhe që ta pastroj vetveten duke vepruar sipas asaj që është shpallur
në Kur’an.
Muhamedi a.s.ishte i dërguari i fundit në Islam, por jo
edhe i vetmi, sepse muslimanët besojnë në të gjithë pejgamberët e mëparshëm: në
Ibrahimin a.s., Musaun a.s., Isaun a.s. etj etj.
Allahu xh.sh thotë: “Ne
edhe ty [Muhamed] ta zbritëm librin [Kuranin] e vërtetë që është vërtetues i
librave të mëparshëm dhe garantues i tyre. Gjyko pra mes tyre me atë që Allahu
zbriti, e mos pëlqe epshet e tyre e të largohesh nga e vërteta që të erdhi. Për
secilin prej jush, Ne caktuam ligj e program [të posaçëm në çështje të
veprimit]. Sikur të donte Allahu do t’ju sprovonte në atë qe iu dha juve, andaj
ju [besimtarë] përpiquni për punë të mira. Kthimi i të gjithë juve është te
Allahu, e Ai do t’ju njoftojë me atë që kundërshtoheshi.” (Maideh 48)
IMANI-BESIMI
- Islami mëson muslimanët të besojnë në një Zot [ALLAHUN],
në engjëjt, librat, pejgamberët, ringjalljen pas vdekjes dhe në ditën e
Kijametit. Allahu xh.sh thotë: “Kush nuk i
beson Allahut, engjëjve të Tij, librave të Tij, të dërguarve të Tij dhe botës
tjetër, ai ka humbur tepër larg “ (En-nisae 136).
Muslimanët besojnë në dallimin mes së mirës dhe së keqes.
Çdo gjë që ka krijuar Allahu është e mirë. Nëse e përdorë me qëllime ku është i
kënaqur Allahu, ajo do të na shpie në lumturi, por nëse e keqpërdorë ajo do të
shpie në të keqe dhe pendim. Allahu xh.sh thotë: “Kush
bën mirë, ai e ka për vete, e kush bën keq, ai vepron kundër vetes, e Zoti yt
nuk bën padrejtë ndaj robërve” (Fusilet 46)
ALLAHU
XH.SH.-
- Të gjithë muslimanët i luten një Zoti{Allahut}. Ai është
i Gjithëfuqishmi, i Gjithëdijshmi, i Drejti, Ndihmëtar i tërë njerëzimit,
i Cili as s’ka lindur kë dhe as nuk
është i lindur. Ai është drita e qiejve dhe e tokës. Ai është Mëshiruesi,
Mëshirbërësi. Është i pari pa fillim dhe i fundit pa mbarim. Ai është i
përjetshmi. Ndërkaq sa i përket përdorimit nga Isai a.s. të shprehjes “At’’për Zotin e tij, kjo është shenjë e
mëshirës dhe bujarisë se Allahut.
PARIMET
E ISLAMIT-
Muslimanët janë të obliguar të veprojnë sipas parimeve
vijuese :
1] Besimi i paluhatshëm se nuk ka
hyjni tjetër pos Allahut.
2] Namazi [për pastrimin e
shpirtit dhe trupit].
3] Agjërimi-shërim i shpirtit dhe
trupit, edukues i ndjenjave në raport me njerëzit, kafshët, bimët; mësues i
durimit dhe forcues i vullnetit.
4] Dhënia e zekatit: E drejtë e
të varfërve nga pasuria e të pasurve 2.5% nga kapitali, çdo vit hixhrij, nëse
ajo pasuri arrin nisabin, që është e barabarte me vlerën e 85 gr. ari. Edhe pse
nga i pasuri nuk kërkohet më shumë se kjo vlerë, ai nuk duhet të mjaftohet me
kaq, sepse prej obligimeve më të shenjta të muslimanit është ndihma ndaj të
varfrit dhe sjellja e mirë ndaj tij.
5] Haxhi në Mekë: Çdo musliman e
ka obligim vizitën e Qabes një herë në jetë nëse ka mundësi. Muslimani atje nuk
adhuron ndonjë gur apo pejgamber, por ai vetëm mediton në kuptimet e shenjta të
Islamit, e falënderon Allahun, dhe kështu e kryen detyrën e Haxhit.
- Haxhi u ofron mundësinë [muslimanëve] të ardhur nga vise
të ndryshme të botës që të njihen mes veti dhe të forcojnë lidhjet [dashurinë]
reciproke mes tyre.
NUK
KA DHUNË NË FE
Kur’ani na mëson se nuk ka dhunë në fe, duke u shprehur
kundër çdo forme të dhunës. Të gjitha luftërat në Islam janë zhvilluar për të
mbrojtur fenë dhe besimin. Edhe pse në disa kohëra, disa udhëheqës të vendeve
Islame luftuan për interesa e përfitime të kësaj bote, me çka ata zbritën nga
piramida e formës të cilën e realizuan [arritën] paraardhësit e tyre
derisa i pasonin mësimet e vërteta të fesë së tyre. Andaj nuk duhet të
kritikojmë Islamin për ketë dështim, sepse ai është kundër këtyre luftërave.
Duhet të theksojmë se edhe pjesëtarët e feve të tjera kanë zhvilluar luftëra në
emër të fesë me të njëjtat qëllime porse feja është e pastër nga këto luftëra .
Islami i ka dhuruar njeriut liri
absolute të mendimit. Ai e lartëson shpirtin e njeriut nga dhuna, për të jetuar
kështu në paqe të përjetshme.
- Njeriu nuk ka nevoje për rituale fetare që të bëhet
musliman. Islami jo vetëm që është fe praktike që përhapet shpejtë, por ai
gjithashtu i përshtatet natyrës njerëzore. Çdo fëmijë për nga natyra është i
përshtatshëm [gatshëm] për tu bërë musliman. Në këtë pikëpamje janë fjalët e
Muhamedit a.s.: “Çdo fëmijë lind në fenë e pastër natyrore, e prindërit
pastaj e edukojnë si hebraik, kristian apo zjarradhurues.”
UNË JAM MUSLIMAN [NJERI I PAQES]
- Unë besoj në një Zot [Allah]; Atë të cilit çdo krijesë i drejtohet e i mbështetet për
çdo nevojë, Ai është me ne gjithmonë.
Allahu xh.sh. thotë:…”Ai është që krijoi qiejt dhe tokën vetëm
për gjashtë ditë, pastaj mbisundoi Arshin. Ai e di çka futet në tokë dhe çka del prej saj, çka zbret
nga qielli dhe çka ngrihet në të, dhe Ai është me ju kudo që të jeni, All-llahu
është përcjellës i asaj që punoni”(El-hadid 4)
Atij
nuk i përngjet askush, askush nuk është si Ai,
Ai është Krijues i çdo gjëje.
Unë besoj në të gjithë të
dërguarit e Tij pa dallim mes Musaut a.s.dhe Isaut a.s., apo Muhamedit a.s.
Për mëkatet e mia kërkoj falje të
drejtpërdrejtë nga Allahu pa ndonjë ndërmjetësim. Unë e përmend Allahun në çdo
kohë. Atë e ndiej në veten time, rreth meje dhe kudo që shkoj. Ai gjykon veprat
e mia, ndërsa unë i kryej urdhrat e Tij të kërkuara në Kur’an.
- Unë zbatoj të gjitha parimet
islame, fali namaz, agjëroj, jap zekatin, vizitoj Qaben.
- Është e ndaluar mbytja e
vetvetes apo e dikujt tjetër. Islami kërkon nga njerëzit që të jetojnë në paqe.
- Unë nuk bëj prostitucion, i
druhem rrugëve të cilat më shpijnë në humbje duke ditur se njeriu është i
krijuar i dobët. Allahu xh.sh thotë: “Dhe mos iu afroni imoralitetit
[zinasë], sepse vërtetë ai është vepër e shëmtuar dhe është një
rrugë shumë e keqe”. (Al-isra 32)
- Lumturia e mirëfilltë është ajo
të cilën e arrijmë pa u penduar më pastaj pas saj. Kjo lumturi arrihet në
pasurimin e shpirtit me vlera të moralit. Shembulli i kësaj është tregimi i
njeriut i cili dëshironte të bënte prostitucion porse ndërgjegjja e tij e ndalonte,
por që më pastaj nën ndikimin e alkoolit ai e mbyt njeriun i cili dëshiroi ta
ndalonte nga akti i prostitucionit. Andaj nuk mbetet asgjë tjetër, pos të
konkludojmë se alkooli është fajtor i mëkateve.
- Unë nuk luaj bixhoz i cilitdo
lloj qoftë ai, sepse bixhozçiu nuk e nderon furnizimin e tij. Ta vësh fatin
tënd në peshojën e lojës së letrave apo ngjashëm është dobësi e turpshme për
personalitetin tënd. Allahu xh.sh thotë: “O ju që besuat, s’ka dyshim se
vera, bixhozi, idhujt dhe hedhja e shigjetës [për fall] janë vepra të ndyta të
shejtanit. Pra largohuni prej tyre që të jeni të shpëtuar” (El maideh 90)
- Muslimani as nuk merr dhe as
nuk jep para me kamatë, sepse ajo është rrugë e shkatërrimit. Ai mund të jep
hua për t’u ndihmuar nevojtarëve, por duhet kujdesur për ruajtjen e kapitalit
të vet. Allahu xh.sh. thotë: “O ju që besuat, keni frikë Allahun dhe nëse
jeni besimtarë të sinqertë, hiqni dorë prej asaj që ka mbetur nga kamata. E në
qoftë se nuk e bëni ketë [nuk hiqni dorë nga kamata], atëherë binduni se jeni
në konflikt me Allahun dhe të dërguarin e Tij. E nëse jeni penduar, atëherë
juve u takon kryet e mallit tuaj, askë nuk e dëmtoni, as vetë nuk
dëmtoheni. Por në qoftë se ai [borxhliu] është në gjendje të vështirë, atëherë
bëni një pritje deri të vijë një çlirim. E ta falni [borxhin] në emër të
lëmoshës, ajo nëse e dini, është shumë më mirë për ju.” (Bekareh-278-280)
- Muslimani nuk e përgojon askënd dhe nuk i përhap fjalët.
Ata që e veprojnë këtë janë në pozitë sikur të kishin ngrënë mishin e vëllait
të tyre të vdekur. Kjo ka të bëjë me ata, të cilët njollosin të tjerët prapa
shpine, pa ju dhënë rast që të vetëmbrohen. Allahu xh.sh thotë: “S’ka dyshim
se besimtarët janë vëllezër, pra bëni pajtim ndërmjet vëllezërve tuaj dhe keni
frikë Allahun, që të jeni të mëshiruar [nga Zoti]. O ju që besuat, nuk bën të
tallet një popull me një popull tjetër, meqë te përqeshurit mund të jenë më të
mirë nga ata të cilët përqeshin dikë tjetër, e as gratë me gratë tjera, sepse
mund të ndodhë që gratë e tjera të jenë më të mira se ato që përqeshin [duke
nënçmuar njeri-tjetrin] dhe mos etiketoni njëri-tjetrin me llagape. Pas besimit
është keq të përhapet llagapi i keq. E ata që nuk pendohen, janë mizorë. O ju
që keni besuar, largohuni prej dyshimeve të shumta, meqë disa dyshime janë
mëkat dhe mos hulumtoni për zbulimin e të metave të njëri- tjetrit, dhe mos
përgojoni njëri-tjetrin; a mos ndonjëri prej jush dëshiron të hajë mishin e
vëllait të vet te vdekur? Atë pra e urreni! Kini frikë nga ndëshkimi i Allahut,
e Allahu është mëshirues, Ai pranon shumë pendimin.” (El-huxhurat 10-11-12 )
BESIMI DHE VEPRA
-Besimi pa vepër është besim i
mangët. Besimi i vetmuar është i pamjaftueshëm nëse nuk manifestohet me
vepra.
Muslimanët besojnë se do të japin llogari për veprat e tyre
qoftë në këtë botë apo në botën tjetër. Secili musliman është përgjegjës për
veprën e tij dhe askush nuk mund të bart përgjegjësinë e gabimeve të të
tjerëve. Allahu xh.sh thotë: “Pasha kohën! Nuk dyshim se njeriu është në një
humbje të sigurt. Me përjashtim të atyre që besuan, që bënë vepra të mira, që
porositën njeri-tjetrin t’i përmbahen të së vërtetës dhe që këshilluan
njëri-tjetrin të jenë të durueshëm.” (Asr)
ISLAMI
DHE SHOQËRIA
POZITA E FEMRËS NË ISLAM
-
Burri dhe gruaja rrjedhin nga një origjinë. Secili prej tyre është i
pajisur nga ana e Allahut me aftësi mendore dhe morale që të veprojnë me to; që
të jenë përgjegjës në jetën e tyre, ndërsa gruaja për aq sa ka mundësi të kryej
ato.
Si burri ashtu edhe gruaja kanë
detyra të cilat i përshtaten natyrës së tyre. Në funksionin e gruas muslimane
ajo duhet ti bindet urdhrave të burrit, ndërsa si nënë ajo duhet të edukoj
fëmijët e saj; thënë shkurt ajo duhet të kaloj shumicën e kohës së saj në
edukimin dhe rregullimin e familjes së saj, si obligim primar i saj. Nëse
gruaja është e shtyrë të punoj për shkak të gjendjes së rëndë ekonomike, duhet
të zgjedhë punën që i përshtatet natyrës së saj dhe konform parimeve islame, si
p.sh. mësuese, infermiere, gjinekologe apo pediatër.
- Femra sipas Islamit ka arritur çdo respekt dhe të drejtë
kudo që të jetë, edhe pse ajo në disa vende të Lindjes nuk i gëzon të drejtat e
saj, dhe kjo si pasojë e mosrealizimit të parimeve islame në ato vende. Allahu
xh.sh thotë: “Dhe nga faktet e Tij është që për të mirën tuaj, Ai krijoi nga
vetë lloji juaj palën [gratë] ashtu që të gjeni prehje tek ato dhe në mes jush
krijoi dashuri e mëshirë. Në këtë ka argumente për njerëzit që mendojnë”
(Err-rrum 21)
SHPIFJET E ARMIQVE TË ISLAMIT
- Mendimet e gabuara të postuara kundër Islamit në librat e
autorëve fanatikë nuk janë aspak të vërteta. Ata pa asnjë të drejtë shpërndajnë
librat e tyre me shpifje në të katër anët e botës.
Gjykuesi i drejtë duhet të njohë së pari parimet bazë të
një çështje, për të ardhur deri te mendimi i drejtë për të. Siç duket këta
fanatikë veprojnë në shërbim te aspiratave kolonizuese, sepse ata heshtin para
torturave që i bën Perëndimi kundër Lindjes së lënë doresh, kurse nga ana
tjetër pretendon se lufton robërinë dhe i mbron të dobëtit. Ata kanë gjetur
rrugën më të lehtë për shkatërrimin e popujve duke bërë shpërndarjen e
alkoolit dhe përhapjen e dukurive tjera negative. A thua vallë, këto janë
reformat qe i paraqet Perëndimi për Lindjen?
BARAZIA
DHE VËLLAZËRIMI NË ISLAM
- Islami është fe e të gjithëve, për këtë ai thërret në
barazinë mes të gjithë njerëzve para Krijuesit të tyre. Përkundër vendeve të
ndryshme në të cilat jetojnë, ata duhet të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin në
marrëdhënie reciproke të mira ku i pasuri ndihmon të varfrin. Të gjitha këto
obligime reciproke përbëjnë sistemin e ekzistencës shoqërore. Çdo ndarje dhe
diskriminim sipas racës, ngjyrës a kulturës nuk është prej parimeve Islame. Të
gjithë njerëzit në Islam janë një familje e përbërë nga të zinjtë dhe të
bardhët, të gjithë vëllezër me njëri-tjetrin. Allahu xh.sh. thotë “O ju
njerëz, vërtet Ne ju krijuam juve prej një mashkulli dhe një femre, ju bëmë
popuj e fise që të njiheni ndërmjet vete, e s’ka dyshim se tek Allahu më i
ndershmi ndër ju është ai që më tepër është ruajtur; e Allahu është shumë
i dijshëm dhe hollësisht i njohur për çdo gjë.” (Huxhurat –13)
GJYKIMI
PERSONAL
Islami e inkurajon mendimin personal si dhe e respekton besimin e çdo individi në
kufijtë e kuptimit të drejtë të fesë së pastër. Allahu xh.sh thotë: ” Thuaj: "Unë ju këshilloj
vetëm me një gjë: Për hir të All-llahut të angazhoheni sinqerisht dy nga dy ose
një nga një, e pastaj të mendoni thellë (që ta kuptoni) se shoku juaj
(Muhammedi) nuk ka ndonjë çmendje. Ai nuk është tjetër vetëm që t'ju tërheqë
vërejtjen për një dënim të ashpër (nëse nuk besoni)." (Seba’ 46)
ISLAMI
DHE SHKENCA
Në Islam çdo musliman e ka për detyrë arritjen e sa më
shumë njohurive. Allahu xh.sh. thotë: “….Allahu lartëson ata që besuan prej
jush, i lartëson në shkallë të lartë ata të cilëve u është dhënë dituri.”
(El-muxhadeleh –11)
PUNA
Pejgamberi a.s.thotë: ”Jepja punëtorit pagesën para se
ti thahen djersët.”
Çdo punë e dobishme e cila e bën njeriun të jetojë i lumtur
është punë e ndershme, ndërsa papunësia në Islam konsiderohet mëkat. Allahu
xh.sh thotë: ”Dhe thuaj: Veproni e Allahu do ta shohë veprën tuaj, dhe i
dërguari i Tij e besimtaret, e më vonë do të ktheheni te Njohësi i
të fshehtës dhe të dukshmes, e do t’ju
njoftojë për atë që vepruat.” (Teubah 105)
TEORIA
EKONOMIKE
- Qeveria Islame është
e obliguar t’u siguroj banorëve të saj nevojat elementare në strehim, ushqim
dhe veshmbathje. Dihet mirëfilli se është praktikuar teoria e
ekonomisë Islame për disa shekuj dhe ka treguar sukses. Islami ia siguron
punëtorit rezultatin e punës qoftë ajo e vogël apo e madhe, sipas natyrës së
saj. Prona private ka lindur si rezultat i një pune serioze të pronarit. Për
këtë arsye Islami e respekton pronën private duke mbrojtur motivet
kryesore të punës dhe jetës së pronarit.
TRASHËGIMIA
NË ISLAM
Natyra e njeriut kërkon që emri i tij të mbetet
përgjithmonë mbi sipërfaqen e tokës, pasi që ai pas vete le fëmijët dhe nipërit
e tij, gjë që e shtyn atë të grumbulloj sa më shumë pasuri, respektivisht
trashëgimi për pasardhësit e tij. Depozitimi i kësaj pasurie konsiderohet një
faktor i rëndësishëm në zhvillim dhe bazë e trashëgimisë. Trashëgimia njëherit
konsiderohet mjet për shpërndarjen dhe kthimin e drejtë të pasurive në Islam,
sepse gruaja, djemtë dhe vajzat marrin
pjesë në pasurinë e babait të
tyre. Nëse personi nuk lë pas veti fëmijë atë e trashëgon gruaja me
pjesëmarrjen e babait, motrave dhe vëllezërve të tij.
- Trashëgimia konsiderohet si
mjet për shpërndarjen e pasurisë në vend të grumbullimit të saj te një pakicë e
vogël që shpie në shtresën feudale. Njëherit realizohet drejtësia dhe mëshira
mes fëmijëve dhe të afërmeve. Islami konsideron njeriun trashëgimtar të
pasurisë e cila i është dhënë emanet nga Allahu xh.sh. Për këtë ai është i
obliguar ta menagjojë atë në shërbim të njeriut. Allahu xh.sh thotë: “Mendjelehtëve
[të papjekurve] mos u jepni pasurinë tuaj që Allahu e bëri për ju mëkëmbje, e
ata ushqeni nga ajo,vishni dhe u thoni fjalë të mira”. (Nisa 5)
Mendjelehtëve nuk
duhet dhuruar pasurinë e tyre derisa të arrijnë pjekurinë. Me këtë ruhet
pasuria e tij nga shpërbërja, pasi që ajo konsiderohet thesar për dobinë e
njerëzimit.
TREGTIA
- Tregtia konsiderohet ndër shtyllat kryesore të ekonomisë
Islame, ku janë numëruar 9/10 e fitimit. Për ketë Islami ka vënë rregulla të
prera për vendosjen e sigurisë në transaksionet tregtare. Pejgamberi a.s. ka
thëne: “Si blerësi edhe shitësi gëzojnë lirinë e zgjedhjes gjersa vjen koha
kur ndahen. Nëse i qëndrojnë besnik të së vërtetës dhe sinqerisht e bëjnë këtë,
marrëveshja e tyre do të jetë e bekuar, por nëse preferojnë mashtrimin dhe
hilet, marrëveshja e tyre, herët a vonë do të dështojë.” S.Buhari
MONOPOLI
- Rezervimi i ushqimit me qëllim fitimi të mëvonshëm është
i ndaluar në Islam. Islami ka vendosur për këtë rregulla të cilat kontrollojnë
tregtinë botërore për të qenë në përshtatshmëri me humanitetin njerëzor.
SHFRYTËZIMI
- Shfrytëzimi i padrejtë është i refuzuar me të gjitha
format e tij derisa të mos bëhet e lehtë jeta për të gjithë njerëzit. Shteti
është i obliguar të paguaj borxhet e të vdekurit për të parandaluar
çrregullimet në treg, nëse i vdekuri nuk ka lënë nga pasuria e tij e
mjaftueshme. Pejgamberi a.s. thotë: ”Unë kam të drejtë mbi besimtarët më
shumë se vetvetja e tyre, andaj kush vdes prej tyre, dhe pas vete ka lëne
borxh, më takon mua ta paguaj, ndërsa
nëse ka lënë pasuri e paguajnë trashëgimtarët e tij.” S.Buhari
KAMATA
- Kamata është ndaluar në Islam. Parimi themelor për këtë
është “Nuk ka dobi pa punë, as pasuri pa angazhim”. Allahu xh.sh thotë: ”Allahu e zhduk
kamatën dhe e shton lëmoshën, Allahu nuk e do asnjë besëprerë e mëkatar.”
(El-bekare 276). Për këtë edhe Kur’ani e ka krahasuar atë që vepron me kamatë
si i çmenduri nga të prekurit e djallit.
NATYRA
E ISLAMIT
- Islami është feja e vetme në botë e cila zbriti për mbarë
njerëzinë dhe për të gjitha kohërat. Për këtë arsye:
1] Ajo është feja e vetme e cila
përshtatet me natyrën e njeriut si moralisht ashtu edhe logjikisht pa ndonjë
kundërthënie.
2] Ajo është feja e cila iu zbrit
të gjithë pejgamberëve të dërguar nga Allahu xh.sh. tek popujt të cilët humbën
rrugën e drejtë për shkak të injorancës, moskuptimit të drejtë të saj, si dhe
si rezultat i pasimit të epsheve të tyre.
3] Islami kërkon nga besimtarët e
tij që t’i besojnë të gjithë pejgamberët e Zotit.
4] Ka ngritur lartë rolin e
arsyes dhe mendimit si gjykues i vetëm në çdo polemikë rreth besimit, sjelljes
shoqërore dhe personale.
5] Thërret në barazi absolute mes
të gjithëve, ndërsa ka kritikuar ashpër çdo konflikt mes popujve me qëllim
dallimi mes racave njerëzore.
Allahu xh.sh.thotë: “O ju
njerëz, vërtet Ne ju krijuam juve prej një mashkulli dhe një femre, ju bëmë
popuj e fise që të njiheni ndërmjet vete, e s’ka dyshim se tek Allahu më i
ndershmi ndër ju është ai që më tepër është ruajtur e Allahu është shumë i
dijshëm dhe hollësisht i njohur për çdo gjë.” (Huxhurat 13)
- Ndërsa në fund,
vëllezër të nderuar, mbes me shpresë që këtë libërth ta lexoni me kujdes, sepse
ju ndihmon në mësimin e parimeve të
larta të kësaj feje, si dhe largimin e njerëzimit nga konfliktet e shpifura në
drejtim të fesë pa asnjë bazë. Ne ndjehemi gjithmonë të lumtur derisa jemi në
shërbimin tuaj rreth njohjes së vërtetë të Islamit.
Përkthyer
më 23.12.2004
KAVAJË
Boton: Shoqata për predikimin Islam me qendër
në Aleksandri – Egjipt.
Post a Comment