Gratë
zakonisht janë edukatorët në shtëpi, dhe plot nga to, nuk punojnë dhe
nuk kanë të ardhura mujore! Kur dëgjojnë për vlerën dhe mirësitë e
sadakasë, ndjejnë dhembje, dhe shpresojnë, dhe thonë: Si të nxjerrim ne
sadaka, kur s’kemi të holla?!
Mbi
të gjitha, gratë janë të urdhëruara të nxjerrin sadaka me hadith të
qartë, ku i Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi
të, tha: “O ju gra! Jepni sadaka dhe shpeshtoni istigfarin (kërkim
faljen)! Unë ju pash se ju jeni më së tepërmi nga banorët e Xhehenemit”.
Kjo edhe më tepër ua shton mërzinë dhe frikën për vetveten e tyre!
Cila është zgjidhja?!
Zgjidhja është shumë e lehtë!
Meritat
dhe begatitë e Allahut janë të gjëra, dhe të mëdha, dhe fisnikëria e
Allahut s’ka fund. Allahu nuk e bëri që sadakaja të jetë e përkufizuar
vetëm se në të holla, po e bëri që çdo derë të hajrit të jetë sadaka!!
Çdo
tekbir (Allahu ekber) është sadaka, çdo tehlil (la ilahe il-lallah)
është sadaka, çdo tesbih (subhnallah) është sadaka, çdo tehmid
(elhamdulilah) është sadaka.
Thirrja
jote në të mirë dhe ndalimi jot nga e keqja është sadaka.
Hape për çdo
ditë e-mailin tënd, dhe dërgoi të gjithë atyre që i njeh ndonjë fjalë të
mirë, ngase fjala e mirë është sadaka.
Buzëqeshu
në fytyrën e burrit tënd, dhe të fëmijëve tu, dhe të motrave muslimane,
ngase kjo është sadaka.
Dy rekate te namazit të duhasë janë të
barabarta me 360 sadaka.
Jepi
selam shoqeve tua, dhe motrave muslimane, ngase kjo është sadaka.
Largimi i pengesave nga rruga është sadaka. Ndaloje nga vetja bërjen e
sherrit, kjo është sadaka.
Ushqe të varfrin dhe të mjerin, apo kafshën, apo zogun, ngase kjo është sadaka.
Ndihmoje tjetrin me trup apo me të holla, kjo është sadaka.
Shpreso shpërblim nga ajo që të vidhet, ngase kjo është sadaka.
Kërko dituri, dhe mësoi të tjerët dhe përhape atë, kjo është sadaka.
Dhënia ujë atij që është i etur është sadaka.
Mos e harro rregullin e artë kur ta bësh një vepër; në të të ketë sinqeritet dhe vepra të jetë vetëm se për hir të Allahut.
Dhe rikujto se sadakaja e fikën gjynahun, ashtu si e fikën uji zjarrin!
Pra, le të japim sadaka për vetveten dhe ta shpëtojmë atë nga zjarri i Xhehenemit!
Nga arabishtja: Irfan JAHIU
Post a Comment